Zinedine Zidane është një hap larg drejtimit të Bayern Munich. Mediat spanjolle janë thuajse të sigurta që mes ish-trajnerit të Real Madridit dhe gjermanëve do të ketë shumë shpejt një marrëveshje zyrtare. Sipas tyre më herët ka patur një dakordësi në parim. 

Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve tre vjet radhazi, ka bërë kërkesa të rëndësishme për merkaton e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Zidane ka përcaktuar emrat e lojtarëve si përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t’i thënë po projektit. Theksi i francezit është në repartin e mbrojtjes.

Me gjasë edhe Bayern ka thënë po. Objektivat e Bayern janë gjithnjë madhorë, më Bundesligën, kupën e Gjermanisë dhe sigurisht Champions. Zizou mund të jetë trajneri i duhur, i cili mezi pret të ulet në pankinën e një klubi të madh që prej largimit nga Real Madrid 3 vite më parë.

Tv Klan