Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme, rreth orës 12:45 në pyllin me pisha në bregdetin e Semanit.

Sipas policisë, aktualisht është duke u djegur një sipërfaqe me shkurre, por ka rrezik që vatra e zjarrit të zgjerohet.

Në vendngjarje kanë shkuar aktualisht shërbimet zjarrfikëse dhe ato të policisë, që  punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për zbulimin e shkaqeve të rënies së tij./tvklan.al