Një 74-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pas rënies së zjarrit në banesë.

Viktima sipas policisë është identifikuar si Guri Resulaj i cili ishte tetraplegjik. Ai jetonte së bashku me motrën në lagjen “28 Nëntori”. 

Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa mësohet se ishte tymi i cili asfiksoi dhe më pas i mori jetën të moshuarit që nuk mundi dot të linte banesën. 

Klan News