Armando Cungu nuk do të drejtojë më skuadrën e Vllaznisë.

U përfol gjatë ditës së djeshme por zyrtarisht që nga sot, Cungu nuk do të jetë më trajner i skuadrës shkodrane. Të dyja palët kanë ndërprerë kontratën me bashkëpunim.

Vllaznia nuk e ka nisur mirë këtë sezon futbollistik, sepse në 6 javë kampionat ka rritur që të fitojë vetëm me Lushnjën dhe të barazojë me Luftëtarin e Flamurtarin duke marrë vetëm 5 pikë. Ndërkohë që ka humbur ndaj Kamzës, Laçit dhe Teutës.

Mendohet se pasuesi i Cungut mund të jetë Ernest Gjoka.

/tvklan.al