Kjo e premte është shoqëruar me reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Por ndryshe do jetë moti gjatë të dielës.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar ulje gjatë së premtes, por do të pësojnë rritje graduale gjatë fundjavës. Fillimi i javës tjetër deri ditën e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.

Klan News