Rreth 55 mijë fëmijë kanë kryer kontrolle për sytë, përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024 si pjesë e programit kombëtar për kujdesin e shikimit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 7336 fëmijë, ose 13% e tyre kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar për kontrolle më të specializuara. Sipas mjekes okuliste Suzana Zhuka kontrollet tek fëmijët duhet të bëhen që në kopësht sepse vetëm ekspertët mund të kuptojnë nëse ata kanë probleme me shikimin.

Suzana Zhuka: Thonë që shikoj shumë mirë, por shikojnë shumë mirë me të dy sytë. Ata nuk e dinë që njëri sy është dembel, sepse në shumicën e rasteve ekziston ajo që quhet ambriopia. Sepse duke pasur shikimin me të dy sytë, ti nuk e kupton se cili është syri më i dobët. Vetëm kur paraqitesh tek okulisti kupton, aty del që shikon 60% me syrin e majtë.

Syri dembel sipas mjekes, zhvillohet edhe më shumë nga përdorimi i teknologjisë, por riparimi mund të bëhet vetëm në dekadën e parë të jetës.

Suzana Zhuka: Po të ishte kapur shumë herët, do bëheshin ushtrime deri në moshën 10 vjeç. Do mbyllej syri i shëndetshëm dhe fëmija do punonte me syrin dembel. Do aktivizohej shikimi nga 60, duke u rritur deri sa barazohet. Pas moshës 10 vjeç nuk luftohet më syri dembel!

Programi i depistimit të shikimit për identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme te fëmjët ka nisur vitin e shkuar dhe deri më tani 1 në 8 fëmijë ka rezultuar me probleme në shikim.

Klan News