Çdo vit Tetori shenjon muajin më të rëndësishëm të vitit në kalendarin artistik të Gjermanisë. Javët e kulturës, mes Berlinit dhe Tiranës, festojnë dhjetë vjetorin e bashkëpunimit. Motoja e një dekade shkëmbimesh në art, ekonomi e politikë, do të jetë sjellja së më pranë e gjermanëve me shqiptarët dhe anasjelltas.

Gjatë Tetorit gjerman një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar krijimit të një shkëmbimi real e konkret, ku gjermanët dhe shqiptarët do të punojnë për një produkt të përbashkët, ta njohim njëri- tjetrin dhe në rastin ideal të mësojmë nga njëri-tjetri.”

Dhe e gjitha kjo do të vijë përmes një progami që prek gjithë fushat, që nga filmi, teatri, muzika, grafiti, leximi e deri te diskutime politike, duke nisur nga nesër, deri në 19 Nëntor.

Tv Klan