Përkthimi i botimeve letrare shqiptare në gjuhë të huaj është një nga prioritetet e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit, që ka hapur sërish thirrjet edhe për këtë vit.

Nga viti 2020 deri në 2023 me këtë fond janë përkthyer 26 vepra në gjuhë të huaj, kryesisht në gjuhën angleze, italiane dhe greke. Për studiuesit kjo është një nismë e mirë, po aq e mirë do të ishte krijimi i një tradite të këtyre fondeve.

Për studiuesin Granit Zela, me këtë fond është pozitive mospërsëritja e të njëjtëve autorë, ndërsa thotë se përzgjedhja e veprave duhet të bëhet për cilësinë e përmbajtjes së veprave dhe jo për shkak të emrit të autorit.

Për të e rëndësishme është që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit të rikthejë sërish fondin e përkthimit të veprave nga gjuhë e huaj në shqip.

Fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 14 mln Lekë.

Tv Klan