Piktorja 10-vjeçare Sophia Helena nga Brazili po përgatitet për atë që ajo e përshkruan si përvojën ‘më surreale’ të jetës së saj, të ekspozojë  veprat e saj të artit në Paris.

Sophia Helena, piktore: Në moshën nëntë vjeçare fillova të pikturoj profesionalisht në telajo. Fillova të merrja mësime në kanavacën time të parë, më pas nëna ime më regjistroi për të konkurruar, për të çuar veprat e mia në Carrousel du Louvre dhe unë po pikturoj për të treguar punën time atje.

Talenti i Sofisë u zbulua për herë të parë kur ajo ishte 6-vjeçare nga një mësuese arti. Që atëherë, me ndihmën e familjes dhe shkollës, Sophia e ka zhvilluar më tej talentin e saj.

Një nga frymëzimet e saj është Vincent Van Gogh, me të cilin Sophia thotë se ndihet e lidhur për shkak të mënyrës se si ai mund t’i transmetonte ndjenjat e tij në kanavacë.

Sophia Helena: Van Gogh është i preferuari im, sepse përveçse kishte një jetë të vështirë dhe duronte vështirësitë, ai ishte një piktor që mund të transmetonte ndjenjat e tij në telajo. Ndihem e lidhur me të. Pas kësaj, fillova ta pëlqeja atë.

Nëna e saj thotë se përpiqet që vajza e saj Helena të mos fokusohet vetëm tek piktura, por edhe aktivitete të tjera që ndjekin moshatarët e saj.

Daniele Moreira: Është një sfidë  dhe ajo është një vajzë, ne nuk mund të kërkojmë shumë prej saj. Sophia duhet të pikturojë, Sophia duhet të jetë kreative. Nuk është vetëm  kështu, ajo duhet edhe të luajë, të marrë mësimet, të shkojë në shkollë dhe në kishë. Ajo ka një sërë aktivitetesh të tëra përveç pikturës.

Vetë mësuesja e saj e artit shprehet e lumtur për rrugëtimin e 10-vjecares.

Debora de Faria: Si mësuese, unë mund të identifikoj aftësitë e nxënësve të mi dhe mund t’i shoh ata të rriten. Kjo më sjell kënaqësi të madhe.

Pasi fitoi një konkurs në vendin e saj, Sophia do të shfaqë punën e saj në tetor në galerinë private që ndodhet në qendrën tregtare Carrousel Du Louvre, pranë muzeut të famshëm.

Ana Iannibell: Ajo do të ketë këtë ritëm derisa të shkojë në Paris. Kur ajo të kthehet, mendoj se ritmi do të përshpejtohet më tej, sepse ajo do të kthehet me shumë  njohuri kulturore.

Klan News