Më shumë se 11 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetin rus Orsk, pasi lumi Ural ka arritur kritikën për shkak të përmbytjeve.

Shkrirja e borës ka përmbytur fshatrat buzë lumit dhe shkaktoi dëmtimin e një dige. Në mesin e të evakuuarve janë edhe mbi 200 fëmijë në qytetin me 230,000 banorë pranë kufirit të Rusisë me Kazakistanin.

Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 4000 ndërtesa janë në rrezik. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar shtëpi më shtëpi për të paralajmëruar qytetarët për t’u larguar menjëherë.

Autoritetet lokale në rajonin e maleve Ural të Orenburgut, ku ndodhet Orsk, u kërkuan banorëve të komuniteteve buzë lumenjve që të pranojnë evakuuimin pas shpërthimit të digës. Disa provinca malore të Siberisë dhe pjesët fqinje të Kazakistanit janë përmbytur ditët e fundit. Sipas të dhënave nga ministria e Emergjencave, përmbytjet kanë bllokuar gjithashtu 190 ura si dhe 120 rrugë.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i ka cilësuar përmbytjet si fatkeqësia më e madhe natyrore në Kazakistan për 80 vitet e fundit.

Klan News