ISIS merr përsipër ngjarjen, por Moska akuzon Kievin

Agjentët e shërbimit rus të zbulimit FSB i kapën ata në rajonin e Brianskut, teksa përpiqeshin të kalonin kufirin me Ukrainën. Ky fakt ka shtuar dyshimet në Moskë, se prapa aktit terrorist të së premtes fshihet Kievi, pavarësisht se ngjarjen e mori përsipër Shteti Islamik.

Njëri nga të arrestuarit pranon se ka qëlluar në sallë, por shfaqet konfuz dhe thotë se nuk di se kush e ka porositur sulmin. Rrëfen se kishte hyrë nga Turqia, urdhërat i ka marrë përmes rrjeteve sociale nga persona që nuk i njeh të cilët i kishin premtuar gjysmë milioni Rubla si shpërbim.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk përmend asnjë lidhje me Ukrainën, ashtu si dhe Kievi mohoi kategorikisht përfshirjen në këtë akt, presidenti rus Vlaidmir Putin në një mesazh televiziv e lidhi rastin me Ukrainën.

“Ata u përpoqën të fshihen duke ikur drejt Ukrainës. Të dhënat paraprake tregojnë se atyre u ishte hapur një rrugë e lirë kalimi drejt Ukrainës. Kushdo që ta ketë bërë, do të ndëshkohet ashpër.

Në total, përfshirë 4 autorët e dyshuar, janë arrestuar 11 persona për lidhje me ngjarjen. Pasi sulmuan me armë të pranishmit, terroristët i vunë flakën ndërtesës, ndërsa ekipet e emergjencës thonë se në rrënoja mund të ketë akoma trupa viktimash që mund të rëndojnë bilancin.

Fillimisht mediat ruse raportuan se nga sulmi terrorist ishin 143 viktima, por grupi hetimor rus tha zyrtarisht se ishin 133 viktima, ndersa 140 të tjerë mbetën të plagosur. Guvernatori i Rajonit të Moskës Andrei Vorobyovtha në kanalin Telegram se operacioni i shpëtimit është deklaruar zyrtarisht i mbyllur nga autoritetet, ndërsa janë verifikuar vetëm 50 trupat e parë të viktimave.

Tv Klan