Një 12 – vjeçare ka shkuar të dielën në Komisariatin e Policisë së Korçës, për të denoncuar një person, që sipas të miturës kishte kryer veprime të turpshme me të.

Si rezultat, autoritetet në këtë qytet kanë prangosur 25 – vjeçarin Xhevat G.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron:

“Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 12 vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 01.11.2017, shtetasi i mësipërm ka kryer me këtë të fundit, në banesën e saj veprime të turpshme. Sqarojmë se kallëzimi është bërë më datë 05.11.2017 nga kjo shtetase, pranë Komisariatit të Policisë Korçë”./tvklan.al