Me 134 milionë lekë si pjesë e programit të Rilindjes Urbane po ndërhyhet për rehabilitimin e qendrës së Libohovës.

Pjesë e projektit që parashikon të prekë 10 mijë metër katrorë sipërfaqe përfshirë dhe ndërhyrjen në pjesën historike të kësaj zone.

Drejtimin e projektit e ka marrë përsipër ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që është dhe deputete e Qarkut dhe bashkë me kryeministrin Edi Rama ka inspektuar zbatimin e tij.

Ndërhyrja do të prekë dhe Sarajet e bej Libohovës, ndërsa është gati dhe projekti për rikualifikimin e zonës së kalasë.

Tv Klan