Menaxhimi i ujërave është një prej kushteve të Bashkimit Evropian, sa i takon rrugës që duhet të ndjekë Shqipëria për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Kjo ishte në fokus të Forumit të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, pjesë e të cilit ishte edhe Zv/Kryeministrja, Belinda Balluku.

Balluku u shpreh se ky projekt do të ndiqet me rigorozitet nga Shqipëria, ndaj nevojitet edhe asistenca nga vendet e Bashkimit Evropian.

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Vjen në momentin e duhur, atëherë kur shtetit tonë do t’i duhet që të përafrojë një sërë ligjesh për t’i sjellë në të njëjtin nivel me ato të Bashkimit Europian, kur ne na duhet që të bëjmë një riinxhinerim të të gjitha proceseve që ne bëjmë për çdo lloj burimi dhe deri tek ato procese të cilat do të vendosin të gjithë këtë pasqyrë të madhe të trajtimit dhe të mbrojtjes së ujërave në një nivel tjetër teknik dhe ligjor.

Balluku siguroi se ky projekt do të ndiqet me rigorozitet nga Shqipëria dhe do ta përmbushë atë sipas standardeve të kërkuara.

Tv Klan