Sëmundja e HIV AIDS në Shqipëri ka shtuar jo vetëm numrin e të prekurve gjatë 2016, por edhe rastet e fatale të ndarjes nga jeta.

“Kemi rritjen e grupmoshave të reja, mbi 100 raste të diagnostikuar. Ajo që ishte karakteristike këtë vit ishte numri i lartë i vdekjeve, për shkak të AIDS apo të sëmundjeve të tjera që lidhen me të. Pra kishim 14 humbje jete. ”

Rastet me të shpeshta janë në meshkuj, e për këtë specialistët fajësojnë marrëdhëniet homo dhe biseksuale. Kapja në faza të avancuar të sëmundjes, jo vetëm që ka rritur vdekshëmërinë, por ka ndikuar edhe në ndërprejen e terapive herë pas here.

“Në momentin që 70 përqind e rasteve që diagnostikohen futen në terapi, ndodhin situata si ajo e pak muajve më parëm që kishin ndërpreje të pjesshme për një apo dy preparate.”

Ndërprerja e terapive me Atiretroviral, sipas ekspertëve, ndikon negativisht pasi i jep mundësi virusit të bëhet imun ndaj medikamenteve.

Tv Klan