15 armë zjarri janë dorëzuar vullnetarisht nga qytetarët të ndryshëm vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, pas hyrjes  në fuqi të amnistisë së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në armët e dorëzuara bie në sy se shumica e tyre janë armë që i përkasin periudhës së vitit 1997, kur u hapën masivisht depot dhe armët ranë në duart e qytetarëve.

Por nuk mungojnë edhe dorëzimi i armëve të reja dhe në gjendje të mirë teknike. Në pamje shihet tek sa efektivi i policisë i bën të ditur dorëzuesit vullnetar se nga ky moment ai nuk ka më përgjegjësi penale.

https://www.youtube.com//embed/KyK44Vk1yI8

Në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit tha se janë dorëzuar, 14 armë zjarri të gjata pushkë e automatikë, një pistoletë, 2 granata, e 380 fishekë.

Sipas policisë që prej fillimit të amnistisë, janë dorëzuar afërsisht 90 armë zjarri e më tepër se 800 fishekë./ TV KLAN