tajfuniKa shkuar në 15 numri i viktimave në Kinë për shkak të tajfunit të fuqishëm Matmo. Zonat më të prekura janë provincat e Gungdongut dhe Jianxisë.

Më shumë se 290 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 37 mijë të tjerë kanë nevoja urgjente në ushqime, veshëmbathje dhe medikamente.

Autoritetet kanë përllogaritur deri tani se kostoja e financiare e humbjeve është më shumë se 550 milionë dollarë.

 

TV KLAN