Në një investigim të përbashkët midis prokurorisë holandeze dhe belge është goditur një bandë e mirëorganizuar, e cila importonte droga të forta nga Amerika Latine. Policia holandeze arrestoi 13 persona, ndërsa ajo belge 4, duke e çuar në 17 numrin total të të arrestuarve. Pjesë të kësaj bande ishin shqiptarë, boshniakë, serbë dhe holandezë.

Personat u arrestuan me dyshimet që ata ishin pjesë të një rrjeti të mirë organizuar, që importonte dhe eksportonte drogë.

Hetimet kanë filluar në fund të vitit 2014, pas një kërkese të prokurorisë belge. Gjatë hetimeve u zbuluan disa banda të organizuara kriminale, të përbëra nga disa anëtarë aktivë në Holandë dhe Belgjikë.

Droga trafikohej me kontenierë nga Kolumbia ose Ekuadori, duke u importuar pastaj ndërmjet portit të Rotterdamit apo atij të Antwerpenit. Prokuroria nuk përjashton arrestimet të tjera në ditët në vijim dhe për këtë arsye nuk mund të japë më shumë informacione./Abc News