Në Dyseldorf qyteti që do të presë takimin mes Shqipërisë dhe Spanjës ka nisur ndërtimi e zonave të tifozëve.

E para po ngrihet në sheshin Gustaf-Grundgens dhe do të presë 2 mijë persona në një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë.

Aty po ngrihet edhe një tribunë me kapacitet rreth 500 vende. Në këtë vend mund të përjetohen emocionet e futbollit i rrethuar nga bukuritë artitekturore të kryeqytetit të landit të North Rhine-Westphalia.

Kjo hapësirë do të vendoset në funksion që në maj ku nuk do të mungojnë dhe shfaqet kulturore. Pritet që në Dyseldorf të ngrihen edhe zona të tjera tifozësh në Burgplatz e Unterer Rheinwerft.

Europiani 2024 do të nisë më 14 Qershor e do të zgjasë deri më 14 Korrik dhe të gjitha ndeshjet do t’i ndiqni ekskluzivisht në TV Klan.