Sot në Shtetet e Bashkuara do të mbahen evente me rastin e 17 vjetorit të sulmit terrorist të ndodhur më 11 Shtator 2001.

Pothuajse 3,000 njerëz vdiqën, kur dy avionë u përplasën në Kullat Binjake të Nju Jorkut, Pentagonin e Uashingtonit dhe në një fushë të hapur në Pensilvani.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të marrë pjesë në një memorial në Shanksville, Pensilvani, më vonë gjatë ditës së sotme.

Gjatë ceremonisë do të mbahen minuta heshtjeje në përkujtim të momenteve kur avionët goditën Kullat Binjake 17 vjet më parë.

Në Uashington, një ceremoni do të mbahet për të nderuar 184 persona që vdiqën kur një tjetër avion u përplas në Pentagon.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë pjesë në një memorial në Shanksville të Pensilvanisë, kur avioni i rrëmbyer me 93 persona në bord u rrëzua në një fushë të hapur./tvklan.al