Rreth 300 persona u arrestuan nga policia gjatë ndërhyrjes për të çliruar ambientet e brendshme të kampit të universiteteve të Kolumbias dhe në atë të Nju Jorkut në SHBA.

Për të vënë nën kontroll situatën u desh ndërhyrja jo vetëm e policisë, por edhe e njësive speciale.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Erik Adams tha se protestat po nxiten nga persona nga jashtë që janë përzier në radhët e studentëve. Ndaj bëri thirrje që të bëhet verifikimi i protestuesve të arrestuar.

Në këtë valë masive protestash që kanë prekur jo vetëm Amerikën por edhe shtete te tjera, përpjekjet e ndërkombëtarëve janë rritur për gjetur një kompromis mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin e luftes.

Sekretari amerikan Antony Blinken në vizitën e shtatë në Tel Aviv, pas takimit me Kryeministrin Benianim Netanyahu, tha se Hamasi po mban pezull arritjen e marrëveshjes dhe bëri thirrje që ta pranojë propozimin.

Kryeministri izraelit ka dalë kundër idesë se ndërprerjes së luftës në këmbim të lirimit të pengjeve. Edhe pse SHBA është kundër, ai u shpreh i vendosur për ndërhyrjen ushtarake në Rafah në Rripin e Gazës.

Sakaq, Turqia, nëpërmjet ministri të Jashtëm Hakan Fidan, bëri të ditur se do t’i bashkohet padisë së vendeve të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare te Hagës ku akuzohet për genocid në Rripin e Gazës.

Tv Klan