Këto pamje të filmuara në Dubai dëshmojnë se përmasat katastrofike të përmbytjeve që ganë goditur disa vende të Gjirit Persik që prej fundjavës.

Këtë të Mërkurë, numri i viktimave arriti në 20. Shumica e tyre janë shënuar në Oman, ku rrugët e qyteteve dhe banesat, kryesisht ato të ulëtat janë nën pushtetin e ujit.

Një panoramë krejt të pazakontë ofron edhe Dubai, ku stuhia e reshjeve ka përmbytur edhe lagjet luksoze me shumëkatëshit simbol.

Përmbytjet bllokuan për disa orë të Martën edhe pistën e aeroportit ndërkombëtar të Dubait, duke shkaktuar vonesa të gjata dhe anulime të qindra fluturimeve.

Qendra kombëtare e metrologjisë regjistroi në 24 orët e fundit mbi 254 milimetra shi, teksa mesatarja vjetore nuk shkon më tepër se 200 mm.

Ekspertët thonë se ky nivel shirash, krejt i pazakontë për zonat e shkretëtirës është pasojë e çrregullimeve klimatike.

Tv Klan