Pas heqjes së mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, Prokuroria e Përgjithshme vazhdon verifikimin për të zgjedhurit e tjerë.

Burime nga organi qendror i akuzës sqarojnë për Televizionin Klan se në sitën e strukturës së dekriminalizmit po kalojnë edhe 20 funksionare publike.

Mes tyre janë deputetë dhe kryetarë bashkish, për të cilët ka informacione që në kaluarën kanë patur rekorde kriminale.

Prokuroria po verifikon 570 raste pjesa me e madhe të të cilave ka mbërritur nga departamenti i administratës publike.

Nga këto prokuroria ka përfunduar verifikimin për 170 zyrtarë publik. Nga këta 40 janë dërguar në gjyq për ndjekje penale.

50 prej tyre u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa 80 prej funksionarëve nuk kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit dhe mund te vazhdojnë detyrën e tyre./ TV KLAN