Ish-producenti u akuzua për ngacmim seksual nga 70 gra

Pas më shumë se 2 vitesh akuza për ngacmime të shumta seksuale që ai ka kryer ndaj aktoreve të Hollywoodi-t ish-producenti i famshëm, Harvey Weinstein është dënuar me burg.

Weinstein u dënua me 20 vite burg për përdhunim të shkallës së tretë dhe 3 vite burg për një akt seksual kriminal të shkallës së parë.

Pas këtij vendimi, ai ka shfaqur probleme serioze me shëndetin dhe mediat e huaja bëjnë me dije se Harvey është dërguar me urgjencë me spital. Ai do të kurohet dhe deri në përmirësimin e gjendjes ai do të dërgohet në ambientet e burgut.

Ish-producenti është akuzuar nga më shumë se 70 gra për ngacmime seksuale. 67-vjeçari u përfshi nga skandalet të cilat bënë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare në Tetor të vitit 2017 kur “New York Times” publikoi një histori se ai kishte ngacmuar seksualisht disa aktore.

Aktoret Rose McGowan dhe Ashley Judd ishin mes të parave që dolën hapur kundër tij. Ato e akuzonin se ai i detyronte ato t’i bënin atij masazhe, ta shihnin atë nudo, të kryenin akte seksuale në zyrë, ndërsa në këmbim ai u premtonte karrierë, pushtet ose para.

Për këtë arsye u krijua edhe lëvizja #MeToo, ku qindra gra akuzonin meshkuj të profilit të lartë në biznes, qeveritarë që kishin kryer abuzime seksuale dhe ngacmime.

Gjyqi ndaj tij ka marrë një vëmendje të lartë publike pasi Weinstein është një prej producentëve më të famshëm të Hollywoodit. Ai ka punuar me një sërë filmash që kanë fituar çmime prestigjioze, përfshirë këtu “Shakespeare in Love”, “The King’s Speech” dhe “The Artist”.

Tv Klan