25 – vjetori i Gjykatës Kushtetuese ka bërë bashkë përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe 3 krerët më të lartë të shtetit, presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin.

Vetë kreu i gjykatës, Bashkim Dedja, që javën e shkuar u rikonfirmua për një tjetër mandat në krye të saj, e vlerëson rolin e Kushtetueses si vendimtare në zgjidhjen e “konflikteve politike”.

Të njëjtin qëndrim ka dhe presidenti i republikës.

Kryeministri e veçon Gjykatën Kushtetuese nga organet e tjera të drejtësisë, si i vetmi institucion ku mund të hysh me kokën lart dhe që gëzon simpati popullore edhe për shkak të vendimit për të hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë.

Gjykata Kushtetuese u ngrit në 1992 dhe ka gjykuar shumë çështje me ndjeshmëri të lartë politike, rasti më i fundit ishte ankimi i ligjit të Vettingut, pjesë e Reformës në Drejtësi.

Tv Klan