Në rreth-rrotullimin e Plugut protesta paraqitet paqësore që prej orës 11:00. Demokratët e katër prefekturave, Lushnjë, Fier, Gjirokastër, Berat kanë bllokuar rrugën.

 

Pas thirrjeve të policisë për t’u larguar nga rruga, protestuesit janë larguar edhe pse trafiku është ende i bllokuar.

Sipas ABC News në protestën e rreth-rrotullimit të Plugut ka rreth 2500 protestues të cilët kanë qëndruar për disa minuta në tokë dhe më pas janë çuar dhe i bëjnë thirrje qeverisë Rama që të largohet.

Policia ndërkohë monitoron të gjithë protestën./tvklan.al

Lajmi në përditësim…