Policia e Kukësit në bashkëpunim me Policinë Dibër, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tyre, të tre perosnave nga Kruja, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur në banesë, para dhe sende floriri një 61 vjeçareje.

Të ndaluar janë e Vjollca Gatali, 43 vjeçe, banuese në fshatin Halil, Krujë dhe bashkëshorti Ardian Rakipi, 43 vjeç. Si dhe një tjetër banuese e fshatit,  Elena Muhaxheri,  36 vjeç. Këto tri shtetas njihen si fallxhore.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në banesën e shtetases R.M, 61 vjeçe, banuese në Kukës dhe nëpërmjet mashtrimit i kanë vjedhur  një shumë prej 500 Euro, 3000 lekë, një varëse floriri, një palë vathë floriri, dy unaza prej sermi dhe materiale të tjera, ku më pas janë larguar në drejtimi të Dibrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lekët,  valuta dhe sendet prej floriri të vjedhura ne banesën e shtetases R.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja nëpërmjet mashtrimit./tvklan.al