Në shekullin e 17-të, qyteti italian Geona filloi eksportimin e materialit që njihej si “gênes”.

Ndërsa në vitin 1873 Levi Strauss mori patentën për të krijuar xhinset e famshme blu, të cilat fillimisht u dizejnuan si veshje pune për meshkuj.

Që nga ajo kohë, xhinset janë shndërruar në rrobat më të preferuara nga të gjithë.

Takat e larta 

Është e vështirë të imagjinohet që takat janë përdorur ekskluzivisht nga meshkujt deri në shekullin e 17-të.

Në Evropën Mesjetare, nallanet e drurit ishin tejet të përhapura pasi mund të përballonin baltën.

Ndërsa në shekullin e 16-të, çizmet me taka ishin të preferuara nga kalëruesit.

E takat e larta u shfaqen tek ne në shekullin e 20-të, e tani janë një gjë e nevojshme në garderobën e çdo femre.

Çorapet nga najloni

Në vitin 1935, kimisti amerikan DyPont prezantoi najlonin, një material që do të ishte më i fortë se çeliku dhe më i hollë se rrjeta e merimangës.

Brenda një kohe shumë të shkurtë çorapet e najlonit u shndërruan në “bestseller”.

E tani në treg kemi shumëllojshmëri të tyre dhe gjenden në dollapin e çdo femre.

/klankosova