Policia e Shtetit ka arrestuar 31 persona për vepra të ndryshme penale, gjatë kontrolleve që ajo ka ushtruar në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë.

Në mbështetje të forcave të rendit janë angazhuar dhe repartet special te policisë FNSH-ja dhe RENEA.

Nga Policia Rrugore janë arrestuar në flagrancë 11 persona pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Tre personave të tjerë i janë vendosur prangat pasi janë kapur me armë të cilat i mbanin pa leje. 10 shtetas janë ndaluar pasi gjatë kontrolleve në makinat e tyre janë gjetur lëndë narkotike.

Si rezultat i masave të marra nga policia janë arrestuar 7 persona të cilët ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Janë pezullar 43 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për shkelje të semaforit apo për mungesë të kontrollit teknik.

Policia bëri të ditur se janë bllokuar edhe 6 automjete për mungesë dokumentacioni, ndërsa 51 persona janë shoqëruar për verifikim.

Tv Klan