E përditësuar/ Tre persona, pjesë e një bande kriminale që po gjykohej në Gjykatën Rajonale të Moskës u vranë nga autoritetet pasi tentuan të arratiseshin.

“Tre të dyshuar janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë mbetën të plagosur teksa po përpiqeshin që të arratiseshin nëpërmjet derës së emergjencës

“, tha zëdhënësja e policisë Tatiana Petrova në një deklaratë për mediat atje, ndërsa sqaroi se të lënduar kanë mbetur dy oficerë policie.

Të paktën 20 të shtëna u dëgjuan jashtë gjykatës, ndërkohë që brenda saj po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj një grupi prej 9 personash, që akuzohen për terrorizëm në rrugët e Moskës dhe vrasjen e dhjetëra motoristëve. /tvklan.al