Tre vite ka zgjatur pritja e Parmës për tu rikthyer sërish në elitën e futbollit italian. Emilianët arritën edhe matematikisht ngjitjen një kategori më lart, për t’i realizuar këto dy ndeshje para fundit të sezonit.

Barazimi 1-1 në duelin e kësaj të mërkurë në transfertën e Barit vlejti shumë për skuadrën e Fabio Pecchia. Një sukses ky padyshim ka merita tekniku, i cili ka ngjitur 3 skuadra në elitën e futbollit italian, Veronën në vitin 2017 dhe Cremonese dy sezone më parë.

Me 74 pikë të grumbulluara pas 36 ndeshjeve, Parma ka 7 pikë më shumë se Venezia e vendit të tretë, ndërsa gjendet e distancuar me 3 nga Komo që ka gjasa për të qenë skuadra tjetër që ngjitet direkt në Serie A.

Goli me shijen e triumfit mbërriti në minutën e 50-të. Emilianët kaluan në epërsi me Bonny, i cili dërgoi në delir tifozët që kishin udhëtuar drejt Barit për të mbështetur skuadrën.

Ndërkaq, goli spektakolar i Di Cesare vulosi barazimin dhe i jep shpresë Barit për të qëndruar në Serie B. Pothuajse 41-vjeçar, sulmuesi bëhet golashënuesi më i vjetër që shënon në historinë e Serie B.

Klan News