hipoteka-vlore

Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe dënoi me 4 vjet burgim shtetasen Blerina Dhami, ish – juriste e Hipotekës së qytetit, e cila nëpërmjet fallsifikimit në bashkëpunim, ka përvetësuar dy sipërfaqe toke truall, rreth 22 mijë metra katrorë.

Gjykata dha edhe 3 vjet e 6 muaj burg për shtetasin Vilson Lushaj, ndërsa është vendosur konfiskimi i truallit të përfituar nga fallsifikimi i dy të pandehurve, i cili arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro.

Nga hetimet u zbulua se Dhrami ka përdorur dokumenta të falsifikuara, megjithëse ka pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rremë. Ajo akuzohet se ka kryer “korespondenca” me A.K.K.P në Tiranë, me qëllim verifikimin e dokumentave, por që në të vërtetë këto korespondenca kanë qënë të falsifikuara, në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore.

Më pas Dhrami ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të dy pasurive të paluajtshme të mësipërme, me sipërfaqe trualli rreth 22 mijë metra katror, në favor të të pandehurit Vilson Lushaj dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë.

Tv Klan