Një 41-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje në Tiranë. Ka qenë një 31-vjeçare që ka kallëzuar në polici rastin duke thënë se ai e ndiqte duke i shkaktuar pasiguri dhe frikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al