Përgjatë gjithë fushatës zgjedhore kërkoi nga shqiptarët që t’i jepnin timonin e qeverisë. E duket se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve po plotësohet.

“Timoni” i kërkuar nga Kryeministri Edi Rama nuk kaloi pa humor, për faktin se vetë ai nuk di t’i japë makinës, detaj të cilin ai vetë e ka trajtuar disa herë.

Ky është edhe rasti i kësaj fotoje, të cilën Kryeministri Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ku shkruhet:

“14 – vjeç u bë basketbollist, 22 – vjeç u bë piktor, 34 – vjeç u bë ministër, 36 – vjeç u bë kryetar bashkie, 41 vjeç u bë kryetar partie, 49 – vjeç u bë kryeministër dhe 53 – vjeç u bë shofer”.

/tvklan.al