Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej 5 vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie.

Lart e poshtë prej kohësh po përflitet se ata janë gati që t’i thonë “po” njëri-tjetrit dhe të hedhin hapin e madh së shpejti.

Dyshja përherë kanë qenë mjaft të rezervuar dhe janë munduar që ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më larg syve të publikut.

Mirëpo, janë detajet ata që bëjnë diferencën dhe syve të fansave nuk mund që t’u shpëtojnë gjërat e “vogla” që tregojnë shumë.

Si një formë treguese e dashurisë së madhe që ka për Albanin, ajo ka vendosur për herë të parë një foto në profilin e saj në Instagram së bashku me gjysmën e saj më të mirë duke ëmbëlsuar të gjithë fansat me këtë gjest ndaj tij./tvklan.al