6 senatorë amerikanë i kanë kërkuar Sekretarit të shtetit Rex Tillerson të hetojë mënyrën sesi po përdoren fondet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e Maqedoni, në projekte që kanë të bëjnë më demokracinë e qeverisjen, mes të cilave edhe reforma në drejtësi.

Përmes një letre drejtuar sekretarit Tillerson 6 senatorët shprehin shqetësim se këto fonde kanë favorizuar grupime të majta, nëpërmjet fondacionit Soros dhe se ky fondacion se bashku me diplomate amerikane kanë nxitur rezultate te caktuara politike. Në kërkesën e tyre për hetim, senatoret shprehen se paratë e Shteteve te Bashkuara te Amerikës u përdorën nga Soros për të krijuar një reforme kontradiktore ne drejtësi.

 “

Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxisin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Ju kërkojmë me respekt që të përdorni autoritetin tuaj për të investiguar të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla”.

Në lëtër flitet me shqetësim edhe për ndikimin e Sorrosit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

 “

Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese që kjo sjellje është bërë dominuese në shumë nga ambasadat tona, misionet e USAID dhe diplomatike kudo në botë. Përherë e më tepër, liderë të huaj që vijnë në ëashington na kanë shprehur shqetësimin se si fondet e taksave amerikane po përdoren në mënyrë joproduktive në vendet e tyre. Situata në Shqipëri e Maqedoni është shembull i qartë i kësaj, por kemi pasur shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës

”.

6 senatorët thonë se pas financimeve të tilla me paratë e taksapaguesve amerikanë fshihen përpjekje për të destabilizuar situatën në Shqipëri.

“Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment kritik, në fillimin e administratës së re, për të shqyrtuar se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë që të ndalim aktivitete që nxisin trazira politike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare”

.

Letra drejtuar sekretarit Tillerson mban firmën e te gjashte senatoreve, mes tyre edhe ish kandidati për primaret presidenciale në mesin e republikaneve, Ted Kruz.

Tv Klan