OSHEE67 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike janë kapur me shkelje dhe abuzim me detyrën. Për këtë arsye 18 prej tyre janë larguar nga puna, 16 janë në ndjekje penale ndërsa për 33 të tjerët pritet të merren masat përkatëse.

Në një njoftim për mediat Njësia Operacionale Speciale pranë Task Forcës për energjinë bën të ditur se pas kontrolleve të ushtruara është vënë re se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta, si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike.

Gjithashtu sipas vrojtimeve në terren nga Njësia Operacionale Speciale pranë Task Forcës për energjinë, punonjesit e OSHEE -së të kapur me shkelje, kanë bashkëpunuar me abonentët familjarë duke i lejuar që të abuzojnë me ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike.

Po ashtu janë konstatuar edhe raste ku këta punonjës nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa.

Tv Klan