Një investigim nisur nga një zyrtar italian ka sjellë në kryeqytetin shqiptar gazetarët e emisionit italian “Striscia la notizia”, të cilët kanë hetuar rastin e mashtrimit me pasaportat diplomatike.

Sipas materialit të transmetuar të enjten në mbrëmje, gazetarët kanë arritur të zbulojnë skemën, ku në këmbim të 7 mijë eurove, personi i identifikuar si Shefki Hyka, siguronte dokumentin diplomatik.

Në kamerën e fshehtë të “Striscia”-s, shfaqet Shefki Hyka i cili përmes një organizate të dyshimtë që thotë se është pjesë e OKB-së, lëshonte një kartë të veçantë e cila e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi, merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë.

Në videon e transmetuar në emision Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë./ tvklan.al

 

PER TË PARË VIDEON KLIKONI KËTU