Një ishull i madh artificial mendohet të ndërtohet në Dogger Bank në Detin e Veriut. Ky investim do të  ndihmojë në furnizimin me energji për 80 milion njerëz.

Firmat daneze, holandeze dhe gjermane do të nënshkruajnë një marrëveshje për këtë projekt në Bruksel më 23 mars 2018. I pranishëm do të jetë Maos Sefçoviç, Komisioner i BE për Energjinë.

Torben Glar Nielsen, drejtori i Energinet, për “The Guradian” u shpreh :

“Dogger Bank është një vend ideal me ujë të cekët dhe duke qenë vend i hapur ofron kushte optimale për shpërndarjen e erës”.

Ky projekt mund të kontribuojë ndjeshëm në furnizimin tërësisht të rinovueshëm të energjisë elektrike në Evropën veri-perëndimore. Ky projekt mendohet se do të kushtojë rreth 1.5 miliard euro.

Klan Plus