Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta.

Policia njofton se makina tip “Hyundai” me drejtues 23-vjeçarin Kristjan Hoxha, është përplasur me makinën “Volkswagen” me shofer 36-vjeçarin Elvis Mizaku.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçar dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, qytetaret me iniciale B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”. Me 23-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al