Rozana Radi, së bashku me Lola Metën e Blerta Belliun kanë vendosur në skenën e teatrit të Korçës veprën “A flasim për burrat?”. Andeta Radi, motra e Rozanës u rikthye në këtë vepër si regjisore, pas një mungese të gjatë. Për të folur pak më shumë mbi “A flasim për burrat?”, e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, një rrëfim për çfarë mund të flasin 3 vajza në lidhje me burrat.

Orinda Huta: Folët për burrat?

Rozana Radi: Gjithçka.

Orinda Huta: Çfarë thatë për burrat?

Rozana Radi: E di sa shumë ka për të thënë për burrat? Duke mos i kanalizuar të gjithë, vetëm burrat që na bëjnë të vuajmë, bisedat më të shumta të vajzave janë djemtë, burrat, sa i duam, sa na bëjnë të vuajmë, sa shqetësohemi për ta, sa e humbasim toruan për ta, por ka edhe nga ata burra që i bëjnë të vuajnë gratë, megjithatë ne flasim për këto të veçantët, të cilat nuk e kanë gjetur ende fatin e jetës. Janë tre vajza, njëra nuk ka fat në dashuri, ka dashuruar vetëm një herë dhe në çdo bisedë i kujtohet vetëm Paulo, dashuria e saj e përjetshme. Personazhi tjetër është personazhi im që fatkeqësisht i rastisin vetëm burra të martuar, nuk i zgjedh ajo, ashtu i rastisin. Pastaj kemi një personazh tjetër, të cilin e luan Blerta, është pak më mendjehapur, ka eksperienca të ndryshme. Imagjino se çfarë ndodh, 3 femra me mendime të ndryshme, çfarë do të bënin në një jetë paralele.

Orinda Huta: Ka dramë në këtë?

Rozana Radi: Drama e tyre është që nuk e gjejnë mashkullin e duhur.

Por a ka nota të jetës së Rozanës në personazhin që ajo portretizon? Ndërsa i përgjigjet kësaj pyetjeje, Rozana rrëfen edhe momentet gazmore të shfaqjes dhe reagimin e hareshëm të publikut.

Orinda Huta: Roz, a nuk përfaqësohesh me këtë?

Rozana Radi: Unë personalisht? Me personazhin tim jo, është e vështirë në kohët e sotme të gjesh një njeri që shikon në të njëjtin drejtim me ty, por me kalimin e kohës jemi përpjekur ta ndryshojmë drejtimin. Gratë e bëjnë, gratë e forta kanë dëshmuar që mund ta kthejnë një burrë të shikojë në të njëjtin drejtim që shikon një grua. Kishte pasivisht gra në sallë, sikur ishte 8 Marsi dhe pasi e panë thanë “do vijmë nesër , të marrim burrin që t’i themi mos bëj kështu”. Kishte gra shumë, por ndërkohë natën e dytë, të tretë, të katërt, kishte edhe burra shumë dhe të tërë burrat hynin në lojë. Ne kemi dy momente në shfaqje që dalim në publik, bëjmë dhe publikun pjesë të komedisë dhe të gjithë burrat ishin aq të këndshëm sa bashkëpunuan me të treja ne dhe hynë në lojë, u bënë pjesë.

Mezi prisja të përfundonte që të merrja duartrokitjet se kjo është e bukura e teatrit që e sheh publikun të gjallë aty, është tjetër live, tjetër playback dhe në fund ajo duartrokitja e publikut që vjen si një dallgë dhe thua “kaq desha nga jeta”. I mrekullueshëm publiku korçar, aktorët e Korçës, kishte nga ata që e kanë parë shfaqjen në 5 netë, 5 herë./tvklan.al