Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu edhe për çështjen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes në korrupsion domethënës, vendim i marrë nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson.

Për çështjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, keni informacion se përse është bërë kjo? Pse kjo masë kaq ekstreme.

“I bie që unë punoj në Departament të Shtetit. Nga ajo çka unë lexova aty, akuza ishte e drejtpërdrejtë, çështje korrupsion”.

Në çështje korrupsioni njeriu duhet të shkojë në burg, nuk i ndalohet viza amerikane.

“Amerikanët nuk të çojnë në burg…”

Jo, por a ka dhe një hetim edhe në Shqipëri?

“Në dijeninë time, për momentin që flasim nuk ka. Për momentin që flasim nuk di që të ketë, të paktën ne si polici nuk kemi. Zoti Llalla është pjesë e procesit të vetting-ut”.

Llalla ka dhënë dorëheqjen nga procesi i vetting-ut…

“Se di çfarë përgjigje do të japë Komisioni. Sepse pashë në shtyp një njoftim të Komisionit, që do të ketë një datë për të vendosur për këtë gjë”.

Pse Komisioni mund të vendosë edhe që të hyjë në vetting edhe pse ai nuk e shpreh dëshirën?

“Varet për çfarë bëhet fjalë”.

Sepse ka nisur procedura?

“Po, ndoshta nuk e dimë. I takon Komisionit ta marrë këtë vendim”.

Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

“Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”./tvklan.al