“Njerëzit me zërin më të mirë gjithmonë pinë duhan!”

Kështu është shprehur Adele gjatë një performance në Kanada.

Vendimi i saj për të lënë duhanin ka ardhur pesë vite më parë, në përpjekje për të përmirësuar shëndetin e saj, sigurisht duke ditur problemet që shkakton duhanpirja. Mirëpo 28 – vjeçarja, sot mendon që lënia e duhanit e ka bërë zërin e saj më të dobët dhe jo si më parë.

Në fakt kjo deklaratë e 10 herë fitueses së çmimit Grammy, mbetet për t’u vlerësuar edhe nga ekspertët e mjekësisë./tvklan.al