Admir Çerpja një nga gjashtë arretuarit për grabitjet e Rinasit pranon të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur ngjarjet. Dibrani është i penduari i grupit dhe është paraqitur këtë të martë në Gjykatë e Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë.

Ai nuk ka pranuar avokatin e vendosur nga familja duke thënë se preferon të mbrohet nga mbrojtësi i caktuar nga gjykata. Çerpja është lënë në burg dhe mësohet të ketë thënë para togave të zeza se i qëndron çdo gjejë që ka deklaruar deri tani. Atij do t’i ofrohet statusi i të penduarit nga prokuroria dhe pritet që kërkesa të miratohet nga një komision i posaçëm, ku bëjnë pjesë disa institucione.

Sipas dëshmisë së tij dhënë para prokurorit, ai sëbashku me 5 të arrestuarit e tjerë dhe në bashkëpunim me dy persona që vazhdojnë të jenë në kërkim kanë kryer grabitjen e 3 Dhjetorit 2015 dhe 9 Shkurtit 2017. Në dy këto ngjarje u morën rreth 7 milionë euro.

Çerpja ka sqaruar në dëshmi se ai njoftohej nga ish-komandoja Neim Avdulaj për lëvizjet e parave, ndërsa vetë  kishte rolin e vëzhguesit. Më pas ai njoftonte të arrestuarin e fundit për këto ngjarje Dash Kupa. 

Pikërisht 41 – vjeçari nga Kruja dyshohet se është organizatori për mënyrën se si do të goditeshin blindat me para, largimin nga vendi i ngjarjes dhe më pas djegjen e makinave me të cilat kryhej grabitja për të humbur gjurmët.

Tv Klan