Një 19- vjeçar ka qëlluar më armë zjarri në kryeqytet. Mësohet se i riu i arrestuar është Stivi Haka, – 19 vjeç, banues në Tiranë,  ku mesditën e sotme ka qëlluar armë zjarri automatik.

Sipas policisë kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë telefonuar për të denoncuar këtë ngjarje, e cila ka ndodhur në në Rrugën “Coca Cola”, zona e Nishtullës 3.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pasi ka arrestuar të riun, ka sekuestruan dy gëzhoja model 56 dhe më pas ka ushtruar një kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë./tvklan.al