Një ditë përpara se të përfundojë afati për të bërë rivlerësimin e pasurisë, qytetarët kanë vërshuar në zyrat e Hipotekës në kryeqytet duke sjellë fluks të madh.

Punonjësit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë thonë se janë duke menaxhuar punën, pavarësisht dyfishimit të numrit të aplikimeve. Por edhe qytetarët kanë vendosur që rivlerësimin ta bëjnë në ditët e fundit. E njëjta situatë ishte edhe në fund të muajit Prill, përpara se qeveria të vendoste shtyrjen e afatit.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë mbi 50 mijë aplikime të qytetarëve dhe bizneseve që kërkojnë të bëjnë rivlerësimin. Vlera që ata përfitojnë nga zbritja e Taksës së Tatimit të Fitimit sot, që të mos e paguajnë nesër, përllogaritet në 250 mijë dollarë, ndërsa vlera e pronës së tyre është rritur me 1.9 miliard dollarë.

Këto pamje tregojnë dyndjen e qytetarëve në zyrat e Hipotekës në kryeqytet, një ditë përpara se të përfundojë afati për rivlerësimin e pasurisë.

Data 31 Maj është dita e fundit që jepet mundësia për të paguar 2% Tatimin e Fitimit nga prona, që të shmangësh 15%.

Ditën e mërkurë përfundon afati për të përfituar nga ulja e taksës së Tatim Fitimit dhe si gjithmonë, aplikimi është lënë për ditët e fundit. Sipas zyrës së Hipotekës së Tiranës, fundi i muajit Prill, kur ishte afati i parë për të bërë rivlerësimin e pasurisë, i cili më pas u shty për në 31 Maj dhe gjatë javës së fundit.

Tv Klan