Hyrja në fuqi e tatimit mbi fitimin 5% edhe për biznesin e mesëm, do të bëhet brenda 2 muajve. Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit e vegjël, Ministri Arben Ahmetaj tha se qeveria po punon mbi variantin që kjo taksë të jetë në këtë masë për ndërmarrjet me xhiro mbi 10 milionë lekë, e se diskutimet janë që ky kufi të bëhet deri në 12 apo 15 milionë. Aktualisht biznesi me xhiro vjetore mbi 8 milionë paguan 15% të fitimit të tij.

Por Ahmetaj premtoi se do të merrte parasysh edhe thellimin e progresivitetit në çështjen e tatimit mbi fitimin.

Ministri i Financave premtoi një deklaratë të thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë, që kanë hyrë për herë të parë në këtë skemë, ndërsa tha se nuk do të ketë asnjë gjobë nga tatimet për plotësim të gabuar të deklaratës.

Tv Klan