Pa kaluar shumë ditë nga dy aksidentet e rënda të ndodhura në autostradën Fushë Krujë-Milot një tjetër ndodhi në orët e mëngjesit. Një automjet tip “Wolkswagen” me targa Laçi doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të tij Pjetër Engjëlli 46 vjeç me banim në Mamurras.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të policisë, viktima nuk ka mundur të mbijetojë. Forcat e policisë së Kurbinit dhe ekspertët hetimor kanë arritur në përfundimin se viktima ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga si pas shifrave që ka publikuar së fundmi Ministria e Rendit vetëm këta 3 muaj janë bërë 72 aksidente rrugore ku kanë humbur jetën 48 persona dhe janë plagosur 62 të tjerë.

Në pjesën më të madhe të rasteve fajtor kanë qenë drejtuesit e automjetit pasi udhëtojnë me shpejtësi tej normave të lejuara./tvklan.al