Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti tragjik në vendin e punës. Ngjarja ndodhi këtë të premte në Prato të Italisë.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i dentiteti i të cilit nuk është bërë publik. Sipas mediave ai ra nga një lartësi prej 4 metrash ndërkohë që montonte disa grila në një skelë të lëvizshme.

Nuk bëhet fjalë për një kantier ndërtimi, por për një banesë private sipas mediave.

I riu shqiptar ra nga lartësia dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai është transportuar me helikopter në spitalin e Firences./tvklan.al