Një aksident tragjik ka ndodhur në Chivasso të Italisë ku ka mbetur i vdekur një shqiptar.

Klodjan Kertalli, 28 vjeç i cili drejtonte një makinë tip “Volvo V40” u përplas me një furgon tip “Peugeot Expert.”

Kertalli është dërguar menjëherë në spital por nuk ka arritur t’u shpëtojë dot plagëve të marra, ndërsa personi që drejtonte furgonin, një italian 59-vjeçar i ka shpëtuar aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al